Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar bashkatdhetarët në Staten Island të New York.
Ajo në një postim në Facebook, ka shkruar për rëndësinë e mërgatës në Amerikë.
“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave “Ulqini”, “Dibra” e të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!”.
“Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe”, theksoi presidentja.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.