Si çdo herë edhe këtë vit, qytetarët në Prizren po vazhdojnë t’a respektojnë traditën e shëtitjes në orët e mbrëmjes pavarësishtë situatës së krijuar nga Pandemia si dhe masave kufizuese.
Gjatë natës së mbrëmshme në qendren e qytetit të Prizrenit, pikërishtë në “Sheshin e Lidhjes” shihet grumbull i madh i qytetarëve të cilët po lëvizin duke mos respektuar as dhe distancën e rekomanduar nga IKSHPK-ja, raporton TV Prizreni.
Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshin kryesor të qytetit të Prizrenit.
Gjithashtu nga ora 22:00 e deri në 5:00 të mëngjesit janë në fuqi masat kufizuese ku qytetarëve iu ndalohet lëvizja.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.