Në fundjavë ftohtë, kryesisht vranët me reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt. Vende-vende reshjet do të jenë më intensive, me mundësi të përmbytjeve të reja.
Sipas Prishtina Weather në ditët e fundjavës do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e ku nga mbrëmja e së shtunës priten sërish të reshura të reja bore, e të dielën edhe me shi e shi të akullt. Në disa pjesë reshjet do të jenë më intensive e që mund të shkaktojnë përmbytje të reja.
Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, kryesisht me vranësira me reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt.
Në pjesën e dytë të javës, edhe pse jo shumë mirë e konfirmuar, ka gjasa që një valë e të ftohtit të shtrihet mbi vendin tonë që zbret temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare. Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.
Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme mbetet në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror kalon në vlera të dobëta. Ditën e hënë indeksi mund të qëndrojë më gjatë në vlera të dobëta, por ditën vende-vende zbert edhe në vlera mesatare e të mjaftueshme.
9.01 – Më ftohtë, kryesisht vranët. Në mbrëmje sërish fillojnë të reshura bore e që vonë gjatë natës mund të përzien edhe me shi ose shi të akullt.
10.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi. Herë-herë me reshje më intensive shiu të përziera edhe me borë, vende-vende edhe shi i akullt. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.
11.01 – Kryesisht me vranësira, herët në mëngjes me reshje bore. Në mbrëmje me shi dhe borë.
12.01 – Kryesisht me vranësira. Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu e në mbrëmje bore.
13.01 – Vranësira dhe intervale me diell, në mbrëmje me mundësi për rrebeshe të shkurta bore.
Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie pak nën vlera mesatare, me minimale që lëvizin nga -2C deri 0C, e maksimale ndërmjet 1C dhe 3C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-7m/s.
Shtypja atmosferike në rritje të shtunën, më pas gradualisht në rënie.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.