Rrugët kryesore në të gjithë vendin janë të kalueshme, pas intervenimit nga kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve, si shkak i reshjeve të borës që ranë gjatë natës.
“Sipas informatave nga tereni nga menaxherët rajonal dhe te autoudhëve gjendja e rrugëve është e mirë”, kanë thënë nga Ministria e Infrastrukturës për Klankosova.tv.
Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme, pos në viset malore ku nevojitet kujdes i shtuar.
“Edhe ne rrugët malore: Kullë, Bogë e Bajgorë rruget janë të hapura”, thuhet tutje në njoftim.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.