Pavarësisht vendimit për shtyrje, Sveçla publikon video ku tregon se ka filluar zbatimi i Qeverisë për reciprocitet

Opoja.net Opoja.net Kosova

Pak para mesnatës, pas takimit që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kishin me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier u shty edhe për një muaj vendimi i Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit me dokumentet e identifikimit.

Por pavarësisht këtij vendimi, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka publikuar një video në njërën prej pikave kufitare ku thotë se ka filluar zbatimi i Qeverisë së Kosovës për dokumentet e identifikimit.

“Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe”, ka shkruar Sveçla ndër të tjerash në videon e postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë i Sveçlës pa ndërhyrje:

FILLON ZBATIMI I VENDIMIT TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PAJISJE ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE NË PIKAT KUFITARE

Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe.

Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-