Për 6 orë, 200 mijë persona aplikuan për 10-përqindëshin

Opoja.net Opoja.net Kosova

Numri i qytetarëve që kanë aplikuar në Fondin e Kursimeve Pensionale për të marrë 10-përqindëshin ka arritur në 200 mijë në 6 orët e para.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fondi, përmes një njoftimi në “Facebook”.

Deri në orën 19:50, numri i aplikuesve ishte 156 mijë. Kurse në tri orët e para, për tërheqjen e 10 për qindëshit nga Trusti aplikuan 70 mijë persona.

Nga radhët e Fondit të Kursimeve Pesionale të Kosovës u njoftua edhe lidhur me mesazhin “gabim i papritur”, që po iu shfaqet kontributdhënësve të interesuar për tërheqje të 10%.

“Kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që e kemi pranuar për verifikim këto llogari bankare, për ndonjë arsye, nuk po arrijnë të konfirmohen. Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem duke kërkuar ndihmë nga bankat që të na ndihmojnë me llogaritë bankare që nuk po konfirmohen ose mungojnë nga lista që e kemi marrë”, kanë njoftuar zyrtarët e Fondit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-