Për dy muaj, tetë aksidente me të vdekur – vetura i merr jetën edhe një 11-vjeçareje

Opoja.net Opoja.net Kronika

Rrugët e Kosovës janë shndërrur në vendin ku po humbin jetën, fëmijë të rritur e të moshuar. Përkundër ndryshimeve ligjore që parashohin gjoba drastike për shoferë e pakujdesshëm jetët që po humbasin në rrugët e vendit janë të shumta.

Në muajin janar e deri më 20 shkurt sipas policisë në mesin e shumë aksidenteve ndodhen edhe tetë të tilla me pasojë vdekjen.

Në mesin e këtyre rasteve është edhe ai i vajzës 11 vjeçe, Erëza Berisha nga Gjilani. Ajo ishte duke ecur kur u godit nga një veturë në lëvizje.

Policia konfirmoi rastin derisa tha se shkak i aksidentit ishte mospërshtatja e shpejtësisë nga drejtuesi i automjetit.

Rasti është dërguar në prokurori dhe të dyshuarit i është caktuar 1 muaj paraburgim.

Erëza, fëmija i vetëm në familje duhej të festonte sot ditëlindjen e 11’të.

Ndërkohë në nivel vendi në muajin janar e shkurt kanë ndodhur tetë aksidente me pasojë vdekjen.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-