Opoja.net

Petulla tradicionale

Petulla tradicionale
400 gr
Miell
300 ml
Ujë (të vakët)
3
Vezë
30 gr
Tharm
1
Lugë e vogël kripë
1
Lugë e vogël sheqer
2
Lugë haje jogurt
  1. Në ujin e vakët (pothuajse të ngrohtë) e shtojmë kripën dhe tharmin e bukës. E përziejmë deri sa kripa dhe tharmi të shkrihen tërësisht në ujë. Më pas ngadalë në enën me ujë fillojmë dhe shtojmë miellin, duke e përzier me dorë.
  2. Vezët i rrahim dhe i shtojmë në brum, dhe vazhdojmë e ndrydhim me dorë derisa të fitojmë një masë brumi.
  3. E lëmë të rrijë për rreth 30 minuta.
  4. Më pas në tavolinën e punës hedhim miell dhe e vedosim brumin. Me hollese e shtrijmë brumin, dhe e presim në forma sipas dëshirës.
  5. Në një tigan më të thellë hedhim vaj dhe e lëmë të ngrohet vaji në temperaturë të lartë; posa të ngrohet vaji me anë të një lugë i marrim petullat një nga një dhe i vendosim për fërgim në vaj. I fërgojmë deri sa të skuqen në të dyja anët.
  6. Veprojmë njejtë derisa tërë brumi të përfundojë.

Bukë me gjalpë: E butë dhe shumë e shijshme – qëndron e freskët për tri ditë

Merlinda Guraj

Makarona me proshutë dhe ajkë kosi të mbushur me salcë kërpudhash

Merlinda Guraj

Ëmbëlsirë me tre veprime: Çokollatë e cila nuk mund të refuzohet!

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net