Po vazhdojnë punimet në Urën e Ibrit, situata po vëzhgohet edhe nga karabinierët

Punimet në Urën e Ibrit po vazhdojnë edhe sot, në vazhdën e përgatitjeve dhe synimeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës, ndonëse aleatët kanë dhënë vërejtje serioze dhe kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të statutit aktual të Urës së Ibrit.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Siç raporton KoSSev, sot janë parë punëtorë të cilat kanë punuar në pjesën e sipërme të strukturës së urës, duke rregulluar edhe pjesët ku ka pasur çarje betoni apo ku ka rënë betoni me kalimin e viteve.

Gjithashtu punëtorët kanë vazhduar me lyerje të pjesëve të Urës. Ndërsa një raport mbi kapacitetin mbajtës të urës pritet të dalë, pasi është bërë testimi me katër kamionë të ngarkuar rëndë.

KoSSev shkruan se punimet e sotme në urë po ndiqen edhe nga karabinierët.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-