Pogaçe e lehtë me suxhuk

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kuzhina
3
Lugë tharm buke
1
Lugë sheqer
1
Lugë miell (për ardhjen e tharmit)
80 ml
Qumësht të vakët
100 gr
Gjalpë
3
Ve
3
Lugë të mesme kripë
1
Lugë të mesme sheqer
100ml
Vaj
200 ml
Qumësht të përzier me ujë
200 gr
Suxhuk
  1. Në një enë i përziejmë qumështin e vakët, me 1 lugë sheqer, 1 lugë miell dhe tharm. E përziejmë dhe e lëmë 5 minuta deri sa tharmi të vie.
  2. Në një enë tjetër më të thellë, fillojmë me tundjen e vezëve bashkë me kripën dhe sheqerin. Më pas ia shtojmë qumështin dhe masën me tharm. E përziejmë mirë derisa nuk mbesin kokrriza. Duke përzier fillimisht me tel kuzhine fillojmë e ia shtojmë miellin.
  3. Kur brumi të jetë trashur e ngjeshim me dorë, e mbulojmë dhe e lëmë për 45 minuta, derisa të vijë.
  4. Ndërkohë e shkrijmë gjalpin dhe e lëmë të ftohet në temperaturë të dhomës.
  5. Në tavolinën e punës e vendosim brumin, dhe sa herë e shtrijmë e lyejmë me gjalpin e shkrirë.
  6. Tepsinë e lyejmë me pjesën e mbetur të gjalpit dhe pasi e shtrijmë brumin, edhe pak sipër e lyejmë me gjalp.
  7. Suxhukun e presim në rrotëza dhe e vendosim sipër pogaçes.
  8. E pjekim deri sa të fryhet
/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-