Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur në takim drejtoreshën e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Tamra Greig.
Në këtë takim u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera.
Sipas policisë Hoti me stafin e lartë komandues pritën në takim Tamra Greig, drejtoreshë në INL, e cila ishte e shoqëruar nga Kimberly Riffe, atasheun e DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së.
“Takimi përveç se ishte i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-it dhe në anën tjetër lamtumirës me ish drejtorin e INL-it Shawn Waddoups, u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera. Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë të mira me partnerët ndërkombëtar, e në veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in, të cilëve Policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer. Takimi rezultoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA”, thuhet në njoftim.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.