Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka ndarë gjithsej 19 vetura të reja hibride, të cilat do të përdoren nga policët e lagjes në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.
Ky hap vjen në kuadër të përmbushjes së objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me synim forcimin e qasjes proaktive ndaj nevojave të qytetarëve dhe përmirësimin e komunikimit mes policisë dhe komunitetit.
Sipas njoftimit, pajisja me automjete do t’u mundësojë policëve të lagjes të reagojnë më shpejt dhe të jenë më afër qytetarëve në terren, duke e bërë punën e tyre më efikase dhe të qasshme.
Ky angazhim, siç theksohet nga menaxhmenti i Policisë, dëshmon përkushtimin për të ndërtuar një polici moderne, transparente dhe të besueshme, që i shërben komunitetit me profesionalizëm dhe përgjegjësi
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

