Policia e Kosovës ka nisur një fushatë vetëdijesuese për këmbësorët, duke u fokusuar në rreziqet që sjell përdorimi i telefonit dhe kufjeve gjatë kalimit të rrugës, raporton Ekonomi Online .
Shefi i operativës së trafikut në Prishtinë, Vedat Zuka, tha se shumë këmbësorë nuk i respektojnë rregullat, duke kaluar rrugën me kufje në vesh apo telefon në dorë, gjë që rrezikon sigurinë e tyre.
Ai apeloi që qytetarët të respektojnë rregullat dhe të kalojnë vetëm në vijat e këmbësorëve, pa pajisje që ua shpërqendrojnë vëmendjen.
“Në kuadër të punës së përditshme sot kemi bërë një vetëdijesim për ata të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe ligjet me theks të veçantë këmbësorët. Në momentin që i ke kufjet në vesh nuk mund të dëgjosh. Këto ligje dhe rregulla i kanë vendosur ekspertët. I lus qytetarët që të respektojnë rregullat, të kalojnë në vijat e këmbësorëve, të mos përdorin telefona, as kufje”, tha ai.

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.