Sipas njoftimit zyrtar, rasti është shënuar rreth orës 10:15, ku janë gjetur 59 fishekë të armës automatike AK-47.
Municioni është sekuestruar nga Njësia e Forenzikës, ndërsa policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në komunikatën e policisë.
Hetimet rreth origjinës dhe qëllimit të këtij municioni po vazhdojnë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

