Policia me paralajmërim për shoferët: Mjegulla mund të jetë një rrezik, mbani nën kontroll shpejtësinë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me mjegullën e dendur që ka përfshirë vendin.

Në njoftimin e saj, Policia ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe të kontrollojnë shpejtësinë e lëvizjes.

Në njoftim, Policia u bën thirrje shoferëve të përdorin dritat e mjegullës dhe të shmangin ndezjen e dritave të gjata, pasi ato reflektojnë dhe pengojnë dukshmërinë, duke rrezikuar edhe më shumë qarkullimin.

“Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-