Opoja.net

Policia në Prizren gjen armën e fshehur në frigorifer

Policia në Prizren gjen armën e fshehur në frigorifer

Nuk ka të ndalur sekuestrimi i armëve ilegale nga Policia e Rajonit të Prizrenit e kështu edhe sot, në dy raste të veçanta janë sekuestruar dy pistoleta.

Policia në Prizren njofton se rasti i parë ka ndodhur rreth orës 01:00 të mesnatës në fshatin Korishë.

Një patrullë policore e cila po patrullonte nëpër rrugët e fshatit e kishte ndaluar një automjet në të cilin ndodheshin dy persona dhe në trastën e pasagjerit, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit të panjohur me pesë fishekë.

Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Shaban Binaku”.

Sipas raporteve hetimore thuhet se një i mitur e kishte rrahur me shkop një të mitur tjetër. Gjatë intervistës me viktimën, hetuesit kanë siguruar informacione se i njëjti posedon një armë ilegale.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të miturit, në frigorifer është gjetur një pistoletë e llojit “Bloë mini mod 2003” e cila është sekuestruar në cilësi të provës materiale.

Për të dy rastet është iniciuar procedura penale ndërsa i dyshuari i parë ndalët në masën e arrestit për 48 orë.

Rrahen tre policë në Prizren, bëhen për spital

Opoja.net

​Zhduket një e mitur në Prizren

Opoja.net

​Paraburgim ndaj dy të dyshuarve që e rrahën një person në Prizren pas një fjalosje në kafene

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net