Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë periudhës 06 – 14 Tetor 2025, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 316 gjoba për kundërvajtje të ndryshme që lidhen me mosrespektimin e rregullave të trafikut, si dhe kanë konfiskuar 15 patentë-shoferë.
Shkeljet më të shpeshta:
- 72 gjoba për automjete me afat të skaduar të regjistrimit,
- 31 gjoba për xhama të errët, të paautorizuar,
- 13 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes,
- si dhe dhjetëra shkelje të tjera të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
Apel për respektim të rregullave të trafikut
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të plotë të rregullave të trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, duke theksuar se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët.
“Qëllimi i kontrolleve të shtuara nuk është ndëshkimi, por parandalimi i aksidenteve dhe krijimi i një ambienti më të sigurt rrugor për të gjithë,” thuhet në njoftimin e policisë.
Fushatat e kontrollit do të vazhdojnë
Policia e Rajonit të Prishtinës ka bërë të ditur se kontrollet në rrugët e kryeqytetit dhe të gjithë rajonit do të vazhdojnë pa ndërprerje, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ruajtjen e rendit dhe disiplinës në trafik. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.