Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, situata ka eskaluar në dhunë fizike, ku gruaja ka goditur burrin me thikë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Ndërkohë, autoritetet policore kanë bërë të ditur se e dyshuara është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim. Forcat e rendit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë akt të rëndë dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.