📣 Lajm i madh për Komunen e Dragashit!
Një tjetër djalë i kësaj treve po shkëlqen në arenën ndërkombëtare! 🇽🇰⚽️
👏 Bravo Amar Shabani!
Pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në Barça Camp të mbajtur në Prishtinë, Amari është ftuar zyrtarisht të marrë pjesë në një program trajnimi 5-ditor në Akademinë Barça në Barcelonë këtë tetor 2025!
Ky është një lajm që mbush zemrat tona me krenari! 🌟
Aftësitë, përkushtimi dhe pasioni i tij për lojën janë vlerësuar nga vetë stafi i FC Barcelona një dëshmi se edhe nga malet e Sharrit mund të rriten yje që ndriçojnë në botë.
Le të jetë ky vetëm fillimi i një rruge të madhe për Amarin!
Dragashi e ka vendin në hartën e futbollit dhe Amari është një ndër ata që po e bën të duket më fuqishëm se kurrë! 💙❤️💪
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.