Presidenti i FFK-së Ademi takon homologen nga Islanda, diskutojnë për bashkëpunim

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Presidenti i FFK-së Agim Ademi, i cili ndodhet në Katar me ftesë të presidentin Gianni Infantino, për të ndjekur nga afër Kupën e Botës 2022, sot bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë zhvilluar një takim me presidenten e Federatës së Islandës, Vanda Sigurgeirsdóttir.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet federatave, me theks të veçantë për projekte rreth futbollit të femrave.

Po ashtu, Ademi e Duka janë takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Arabisë Saudite, Ibrahim Al Kassim.

Ky i fundit i ka ftuar ata që të jenë mysafirë nderi në ndeshjen që Arabia Saudite do ta luajë kundër Argjentinës, më 22 nëntor.

Bashkë me presidentin Ademi, në hapjen e Botërorit në Doha, janë edhe nënkryetari Bakir Burri dhe u.d.sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-