Presidenti i Komitetit Paralimpik Evropian, Raymon Blondel, ka vizituar për herë të parë Kosovën, duke e cilësuar këtë si një moment historik për lëvizjen paralimpike në vend, raporton Ekonomia Online.
Ai shprehu mbështetje të plotë për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe tha se Kosova ka potencial për të organizuar ngjarje të mëdha paralimpike në të ardhmen.
“Infrastruktura nevojitet për organizimin e sporteve olimpike të përshtatshme por në nivele të tjera si kur flasim për Kampionatet Evropiane është e mundshme dhe pse jo. Ajo çfarë ne shohim në punën ndërkombëtare dhe në rrjetin ndërkombëtar të organizatave sportive ka shumë energji të re e cila vjen nga Kosova, në të njëjtën kohë ne shohim që njerëzit nga Kosova në administratë dhe në komitete bëhen gjithnjë e më shumë aktiv dhe ndoshta në ndonjë sport edhe mund të marrin përgjegjësi.”, theksoi Blondel.
Në takimin me presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, Blondel u njoh nga afër me përkushtimin dhe sfidat e paraatletëve kosovarë.
Emini theksoi se kjo vizitë përfaqëson një mbështetje të sinqertë nga zemra e sportit paralimpik evropian për një vend të vogël, por me ambicie të mëdha.
“Kjo vizitë nuk është thjeshtë një takim formal, apo një vizitë punë, kjo është një dëshmie fortë një mesazh dhe një mbështetje që vjen nga zemra e lëvizjes paralimpike evropiane për një vend të vogël në hartë por me zemër të madhe dhe ambicie që shikojnë nga majat e sportit botëror. Gjatë kësaj vizite, Blondel pati mundësinë të një prej aktiviteteve të rregullta që zhvillohen në vendin tonë, paravolejbollin, një sport që për ne nuk është vetëm lojë”, theksoi Emini.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.