Në këtë fjalim ajo ka shprehur falënderim në emër të popullit të Kosovës, por siç ka thënë, në veçanti në emër të grave dhe vajzave.
Osmani tha se ky ky çmim për të do të thotë shumë, derisa u shpreh se rruga e paqes në Kosovë është arritur nga burrat dhe gratë.
“Faleminderit në emër të popullit të Kosovës e veçanërisht, në emër të grave e vajzave tona të jashtëzakonshme”.
“Është një nder i madh t’i drejtohem kësaj asambleje vetëm pak muaj pasi pata këtë nder në Ohajo. Dhe këtë herë pak më afër shtëpisë, në Lubjanën e bukur. Faleminderit zotëri president për mikpritjen”.
“Është mbi të gjitha një nder i thellë ta marrë këtë çmim, një çmim që e pranoj me përulësi në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dhe kjo do të thotë shumë”.
“Sepse rruga e paqes në Kosovë u arrit nga burrat dhe gratë poashtu. Ato u përballen me paqe dhe barazi, kur pak në botë e dinin se ne ekzistonim. Kështu që këtë çmim jau dedikoj atyre”, u shpreh tutje Osmani
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

