Prizrenasja gjen para në një qendër vaksinimi, i dorëzon në stacionin policor

Opoja.net Opoja.net Kosova

Infermierja Kodrina Troja nga Prizreni ka dorëzuar në stacionin e policisë së Prizrenit një shumë të hollash të cilat ka deklaruar se i ka gjetur në qendrën e vaksinimit ”Sezair Surroi”.

Lajmin e kanë bërë të ditur vet Policia e Kosovës e cila i ka bërë thirrje pronarit të vërtetë të të hollave që të paraqitet në stacionin policor Prizren VERI në fshatin Lubizhdë të Prizrenit në mënyrë që të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato.

Në njoftim tutje thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetaren Kodrina Troja për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura, në stacionin e policisë./Opoja.net/

Ky është njoftimi i plotë:

Qytetari dorëzon në polici të hollat e gjetura

Prizren, 01 shtator 2021

Një qytetare nga Prizreni, Kodrina Troja, infermiere ne qendrën e vaksinimit ”Sezair Surroi” ne Prizren ka gjetur një shumë të caktuar të hollave.

Ajo , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor Prizren VERI ne Prizren.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur).
Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor Prizren VERI ne fshati Lubizhd të Prizrenit , dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetaren Kodrina Troja për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura, në stacionin e policisë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-