Prizreni renditet i dyti në Kosovë për numrin më të madh të vizitorëve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat zyrtare të hotelerisë për muajin gusht 2025, duke shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat zyrtare të hotelerisë për muajin gusht 2025, duke shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Sipas të dhënave të ASK-së, në gusht 2025, numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele arriti në 92.544, nga të cilët 35,7% ishin vendorë, ndërsa 64,3% ishin të huaj.

Në krahasim me gushtin e vitit 2024, kur ishin regjistruar 76.899 vizitorë, kjo paraqet një rritje prej 20,3%.

Edhe sa i përket net-qëndrimeve, shifrat janë pozitive. Gjatë këtij muaji janë regjistruar 189.728 net-qëndrime, ku 39,1% janë realizuar nga vendorët dhe 60,9% nga vizitorët e huaj.

Këto të dhëna konfirmojnë se Kosova po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik, veçanërisht për të huajt, ndërsa sektori i hotelerisë po përfiton nga kjo prirje në rritje.

Ndërsa, sipas statistikave të ASK-së në Prizren gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 6.273 vizitorë.

Nga këto statistika bëhet e ditur se rajoni i Prizrenit renditet i dyti në Kosovë për numrin më të madh të vizitorëve, pas rajonit të Pejës në të cilin për periudhë të njëjtë kohore janë regjistruar 13.914 vizitorë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-