Prof. Fejzi Selmani i bashkohet VETËVENDOSJE!-s në Sharr – Kandidat për Kuvendin Komunal

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Komunës së Sharrit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Filiz Mustafa.

Ja postimi i plotë:

Mirë se vjen në Lëvizje dhe mirë se bashkohesh në listën e fitores, Prof.Fejzi Selmani!

Kam kënaqësinë t’ua prezantoj një bashkëpunëtor të ri dhe një zë të çmuar që po i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Sharrit. Prof. Fejzi Selmani do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal të Sharrit.

I lindur më 24 prill 1966 në fshatin Bresanë, Prof. Fejziu është një emër i njohur në arsimin e komunës sonë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Bresanë dhe Dragash, ndërsa studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Gjuhë Angleze dhe Letërsi.

Për më shumë se 30 vjet, ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si mësimdhënës: 14 vjet në shkollën fillore në Bresanë dhe 16 vjet në Gjimnazin “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Me përvojën, qetësinë dhe urtësinë që e karakterizon, Fejziu është një vlerë e shtuar për ekipin tonë dhe për të gjithë qytetarët e komunës. Ai është shembulli më i mirë i përkushtimit dhe ndershmërisë në shërbim të brezave të rinj.

Bashkë me profesorin dhe me ekipin tonë të përkushtuar, po ndërtojmë një ofertë serioze për të ardhmen e Sharrit, një qeverisje që punon për qytetarin, që respekton dijen dhe që sjell ndryshim të vërtetë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-