Prokuroria pas krimit të rëndë në Prizren: Vajza tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Pas krimit të rëndë në Prizren, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, doli me njoftim.

“Sot, më datë 06.05.2025, rreth orës 05:30, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se krimi ka ndodhur brenda rrethit familjar, ku i dyshuari – (shtetas turk), babai i vajzave, dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta vajzën e tij rreth moshës 15-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, vajza tjetër, rreth moshës 10-vjeçare, ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. E njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor. Po, ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe bashkëshortja e të dyshuarit (nëna e vajzave). I dyshuari gjithashtu është vetëlënduar, por është jashtë rrezikut për jetë.

Nga pranimi i informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ndodhet Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ku pritet që me njësitet relevante policore, së bashku me krim tekniken dhe zyrtarët e IML-së, të përfundojnë procedurat hetimore në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.  

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-