Psikologjia e të mësuarit në Kur’anin fisnik

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Para se të fillojmë të flasim rreth mësimit në përgjithësi, duhet të themi se teksti Kuranor në një shkallë globale del si një lloj bazamenti.

Nëse nuk zhvillohet dhe nuk vazhdohet me ndjekjen e udhëzimeve të tij për mësimin dhe studimin e ti shumë shpejt ndalet. Pra, njeriu me imperativin “lexo” automatikisht nxitet për aktivizim dhe kërkim të mësimit, e jo për tu kënaqur vetëm me atë çka është shkruar.

Nga ky pikëvështrim dikush mund të pyes: Pse njeriut nuk iu dha gjithçka nëpërmjet Kuranit, kur teksti kuranor edhe ashtu shihet vetëm në mënyrë eksplicite? Pikërisht për arsyeje se atëherë njeriu nuk do të nxitej për mësim, studim, hulumtim, respektivisht për aktivizim. Ata që kanë pak njohur për islamin, e dinë se çdo thotë aktivizim dhe të jesh i lëvizshëm në mënyrën islame të jetës.

Pra, Ai i Cili e porositi këtë, patjetër duhet ta dijë edhe psikologjinë njerëzore, se çka e shtinë njeriun në hulumtim, mësim, njohuri dhe përfundimisht me këtë ta çoj në aktivitet, e jo në pasivitet.

Është treguar shkencërisht se njeriu nëpërmjet leximit zhvillohet. Atëherë, kjo do të thotë se  njeriut me këtë imperativ “lexo” i thuhet dhe porositet të zhvillohet si personalitet, të bëhet më i mirë në të gjitha komponentët që e përbëjnë këtë personalitet. Me këtë njeriu, sipas të gjitha rregullave të psikologjisë e aktualizon dhe afirmon veten si personalitet dhe si qenie sociale.

Psikologu amerikan Abraham Maslow ka një teori e cila quhet vetaktualizim, e cila bazohet nga nevojat më të ulëta si ushqimi, uji deri tek nevojat më të larta si siguria, dashuria, përkatësia dhe vetrespekti, dhe në fund si nevojë më e lartë në këtë hierarki, nevoja për vetaktualizim. E çka mund të jetë tjetër vetaktualizimi, veç se “Mëso”.

Përktheu: Arsim Dauti

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-