Publikohen kuota interesante nga kompania e basteve për ndeshjen Llapi – Dukagjini

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Sot do të zhvillohet një ndeshje e shtyer e Superligës së Kosovës në futboll. Bëhet fjalë për ndeshjen Llapi – Dukagjini.

Ndeshja në fjalë ishte shtyrë për shkak të Superkupës Kosovës – Diasporë ku llapjanët morën pjesë edhe sivjet. Ndryshe, kjo sfidë do të luhet sot nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kompania e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat tashmë për këtë ndeshje. Llapi është favorit me 2.00, barazimi vlen 3.20, kurse fitorja e mysafirëve me 3.40.

Pas 11 ndeshjeve në elitë sivjet, Llapi ka 13 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë. Kurse, Dukagjini zë vendin e nëntë pas 12 ndeshjeve me nëntë pikë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-