5 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Sipas raportit të publikuar të premten nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 321.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 34 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 18 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Vushtrri 17 raste, Mitrovicë 14 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 11 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Skenderaj 10 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Gjakovë 3 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kllokot 2 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.