Opoja.net

Puding me fara chia, kakao dhe banane

Një ëmbëlsirë me vlera ushqimore dhe pa shumë kalori. E shijshme dhe e lehtë në përgatitje.

Përbërësit (për dy persona):

▪ ½ banane (e pjekur mirë),
▪ 130 g kos,
▪ 120 ml qumësht tërshëre apo bademi,
▪ 1lugë kakao pluhur,
▪ 1 lugë mjaltë,
▪ 2 lugë fara chia.

Për dekorim: banane, pemë mali, çokollata e gërryer.

Përgatitja:

Në një enë të madhe shtypeni bananen (më mirë është të jetë pak më e pjekur).

Shtoni kosin dhe qumështin e tërshërës dhe të gjitha përzieni. Pastaj shtoni kakaon, mjaltin dhe farat chia.

Të gjitha përzieni mirë që të bashkohen dhe që farat chia të mos ngjiten në kokrra.

Futeni të ftohet në frigorifer së paku 4 orë (ose gjatë gjithë natës).

Shërbejeni të zbukuruar me banane të shtypur, me pak pemë të freskëta mali sipas dëshirës dhe me çokollatë të grirë apo të gërryer, transmeton Opoja.net.

Akulloren më të bukur me çokollatë bëjeni vetë

Merlinda Guraj

Truk për gatimin e simiteve të shijshme: Si t’ia arrini ta bymeni përherë brumin

Merlinda Guraj

Gjithçka është në shijen perfekte: Mish pule nga furra!

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend