| 
 500 gr 
 | 
 Mish viçi i bluar 
 | 
| 
 2 
 | 
 Gotë thërrima buke 
 | 
| 
 1 
 | 
 Qepë e madhe 
 | 
| 
 ½ 
 | 
 Lugë çaji qimnon 
 | 
| 
 ¼ 
 | 
 Lugë çaji piper i zi i bluar 
 | 
| 
 1 
 | 
 Lugë çaji sodë buke 
 | 
| 
 1 
 | 
 Thelb hudhre i grimcuar (opsionale) 
 | 
| 
 2-3 
 | 
 Degëza majdanozi (opsionale) 
 | 
| 
 1 
 | 
 Lugë çaji kripë 
 | 
- Së pari copëtoni qepën, grimconi hudhrën dhe imtësoni majdanozin.
 - Merrni të gjithë përbërësit, fusni në një enë dhe përzieni mirë. Rrahni për 3-4 minuta derisa të formohet masa e ngurtë. Mbulojeni dhe lëreni në frigorifer gjatë natës.
 - Ditën tjetër formoni shkopinj pak të trashë dhe jo shumë të mëdhenj, sa madhësia e gishtave.
 - Skuqni qoftet e formuara në një tigan të cekët të lyer me pak vaj, dhe sigurohuni që qoftet të jenë skuqur nga të gjitha anët.
 - Mund t’i shërbeni me pilaf, speca të pjekur, pomfrita, sallatë me bizele dhe drithëra, sallatë domatesh apo sallatë me qepë dhe ajran. Ju bëfshin mirë!
 
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

