Opoja.net

QENDRA REKREATIVO TURISTIKE “ARXHENA” NË BROD TË DRAGASHIT, PUSHTOHET NGA VIZITORËT

QENDRA REKREATIVO TURISTIKE “ARXHENA” NË BROD TË DRAGASHIT, PUSHTOHET NGA VIZITORËT

Qendra turistike rekreative “ Arxhena”, në Brod të Dragashit, fal investimeve të vazhdueshme është bërë atraksion i vërtetë turistik për vizitorë të shumtë. Këtë të dielë, kryesisht familje të tëra kosovare, kishin ndarë kohën e tyre për të skijuar në pistat e mrekullueshme të kësaj Qendreje. Disa nga këta vizitorë nga Peja, Suhareka, Fushë Kosova dhe nga komuna e Dragashit, janë mjaft të kënaqur me kushtet që i ofron kjo Qendër.

Pronari i kësaj Qendreje, Naser Arifi, thotë se investimet për rregullimin e infrastrukturës së nevojshme kanë një kosto të lartë, megjithatë , tashmë kjo Qendër ka marrë fizionominë e duhur te një kompleksi të mirëfilltë turistiko-rekreativ. Për ditën e djeshme ishte planifikuar vënia në funksion edhe të teleferikut të ri në gjatësi prej 1300 metrave drejt pistave të reja të skijimit të homologuara gjithashtu nga Federata Ndërkombëtare e Skitarisë ( FIS), por jemi të detyruar që atë ta vëmë në funksion ditëve në vijim, për shkak të vështirësive që po na krijon era e fuqishme e cila është e pranishme ditëve të fundit. Ai thotë më tej se, numri i vizitorëve ka shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa rreth 90 % e tyre janë nga Kosova.

Një rritje e tillë e numrit të vizitorëve na obligon që të mirëmbajmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë Qendër, ku vizitorët kanë mundësi të shijojnë përveç tjerash edhe bukuritë që ofron natyre, theksoi ai. Ndryshe, në këtë Qendër fal investimeve konkrete, janë rregulluar pistat e skijimit në të cilat organizohen edhe gara në nivel republikan, dhe të certifikuara nga Federata Ndërkombëtare e Skitarisë- FIS.

86 pako ushqimore u shpërndanë nga Shoqata humanitare Opoja

Opoja.net

Në Dragash shpërndahen pako ushqimore në kuadër të projektit “Sofra e Ramazanit 2021”

Opoja.net

Urimi i kryetarit të komunës Shaban Shabani për muajin e shenjtë të Ramazanit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net