Këshilltari politik i kryeministrit Hoti, Alush Gashi, ka bërë të ditur se Qeveria po angazhohet për sigurimin më kohë të vaksinës anti-COVID.
Gashi ka theksuar se po punojnë që vaksina të vijë në Kosovë në të njëjtën kohë si në vendet e Bashkimit Evropian, shkruan Zëri.
“Jemi të angazhuar për koordinim me institucione ndërkombëtare dhe vende të posaçme për sigurim me kohë të vaksinës. Një pjesë si solidaritet ndërkombëtar, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i Kosovës, sipas ligjeve në fuqi që mundësojnë Marrëveshje Ndërkombëtare dhe procedura prokurimi nga vende të Bashkimit Evropian. Pra, angazhohemi që fillimi i vaksinimit në Kosovë të jetë si në vende të Bashkimit Evropian”, shkruan Gashi në postimin e tij në “Facebook”.
Ai ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe respektim të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por edhe profesionistët shëndetësorë për testim, gjurmim dhe mjekim të të infektuarve me Covid-19.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.