Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua ndarja e shumës prej 130,000€ për Komunën e Dragashit, në kuadër të programit për zhvillim rajonal.
Këto mjete do të investohen në tri projekte kyçe infrastrukturore:
- ✅ Rregullimi i amfiteatrit të hapur në fshatin Bellobrad;
- ✅ Ndërtimi i murit mbrojtës në qytetin e Dragashit;
- ✅ Riparimi i rrugës në fshatin Kosavë.
Ky investim synon të përmirësojë cilësinë e jetës dhe infrastrukturën në zonat urbane dhe rurale të komunës, duke sjellë zhvillim të qëndrueshëm për banorët.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.