Në kuadër të kësaj mbledhjeje, është miratuar ndarja e mbi 304 mijë eurove, në bazë të Memorandumit të nënshkruar me Këshillin Kombëtar Shqiptar, për të siguruar 35,448 tekste shkollore për 3,650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ky vendim synon të përmirësojë kushtet arsimore për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të forcojë përkrahjen institucionale të Kosovës për ta.
Pjesë e këtij fondi do të shfrytëzohet gjithashtu për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare relevante.
Në aspektin financiar, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore, sipas specifikimeve në Aneksin A (kursimet) dhe Aneksin B (ndarjet).
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

