Qeveria u ndan shtesa në paga për tre muaj punëtorëve shëndetësorë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë.

Qeverisë së Kosovës, është vendosur që stafi mjekësor të ketë rritje page për tre muaj.

Paga shtesë do të jetë jo më pak se 60 euro dhe do të jepet për muajt gusht, shtator dhe tetor.

Njoftimi i Qeverisë:

“2.7 MILIONË EURO PËR STAFIN MJEKËSOR

Qeveria ndan 2,7 milionë euro për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me anë të këtij propozim-vendimi mbështetet stafi mjekësor në sektorin publik me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021″.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-