Qeverisë i kërkohet ta lejojë eksportimin e produkteve esenciale

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kërkon që qeveria të lëshojë një pako si ndihmë për bizneset për t’u përballur me periudhën inflacioniste.

Ai në emisionin Portofol në Klan Kosova FM, ka theksuar domosdoshmërinë që ekzekutivi ta shqyrtojë vendimin që ndalon eksportimin e disa produkteve bazike.

“Është koha që të lejohet. Nuk jemi më në rrethanë të jashtëzakonshme, në mungesë të ushqimit. Trendet tregojnë se çmimi i derivative të naftës po bie, i hekurit dhe transportit po ashtu. Rënia merr kohë, por çmimet kanë filluar të zbresin. Nuk presim që të bien në nivelin që kanë qenë, por jo të arrihet ai piku”, është shprehur Rafuna.

“Prodhuesit kanë krijuar stoqe, kanë hiperprodhim, dhe u duhet që atë ta nxjerrin jashtë vendit. Duhet t’i ndihmojmë, duke vëzhguar, në rast se paraqitet nevoja prapë, eksporti të kufizohet”.

Ndër të tjera ai ka thënë se është e nevojshme të rriten dhe të subvencionohen pagat deri në pranverën e vitit e ardhshëm, në mënyrë që jeta e qytetarëve të lehtësohet derisa vendit përballet me inflacionin.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-