Ministri qipriot i Mbrojtjes, Haralambos Petridis ka thënë se vendi i tij nuk e ndryshon qëndrimin sa i përket çështjes së monsjohjes së Kosovës.
Ai në një intervistë për televizionin public serb theksoi se qëndrimi I Qipros rreth Kosovës është i hapur.
“Mendoj se qëndrimi qipriot në lidhje me Kosovën është i hapur – i qartë. Ne, natyrisht, mbështesim integritetin dhe respektojmë gjithmonë rregullat dhe rregulloret e anëtarëve të BE-së, përkatësisht të drejtën ndërkombëtare. Ne mbështesim Serbinë kur është fjala për Kosovën”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
“Pozicioni ynë është i qartë këtu. Serbia sigurisht që e mbështet “çështjen e Qipros”. Turqia tani po kërkon një zgjidhje me dy shtete, e cila është krejtësisht e ndryshme nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kundër rregullave dhe rregulloreve të BE-së dhe ligjit ndërkombëtar detar”, shtoi ministri qipriot.
Qiproja është në mesin e pesëshes evropiane që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Shtetësia e Kosovës vazhdon të mos njihet edhe nga Sllovakia, Spanja, Greqia dhe Rumania.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.