Qofte patatesh

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kuzhina
2
Patate të bardha të madhësisë mesatare, të ziera, të qëruara dhe të grimcuara
1 ose 2
Feta bukë turke të thërrmuara
1
Qepë e vogël e prerë në feta
1
Thelb hudhre i copëtuar
1
çikë piper të kuq
1
çikë piper i kuq me fara
¼
Gotë djath feta i thërrmuar
1
E bardhë e vezës
¼
Gotë majdanoz i freskët i copëtuar
½
Lugë çaji kripë
1
çikë piper i zi
1
E verdhë veze+1 vezë, të rrahura lehtë
½
Gotë miell
½
Gotë vaj luledielli

Fillimisht merrni një tigan dhe fërgoni qepën me pak vaj ulliri. Shtoni hudhrën dhe përzieni për disa minuta, por kini kujdes që hudhra të mos digjet. Vendosni qepën dhe hudhrën, dhe përbërësit e tjerë në një enë të madhe. Përzieni këto me duart tuaja. Lërini të ftohen në frigorifer për 30 minuta. Hidheni vajin në një tigan të madh për skuqje, ndërkohë merrni një pjesë nga masa e patates dhe dëni qofte. Në fillim rrotullojeni në miell pastaj zhyteni në vezë. Përsëriteni me pjesën e mbetur të masës së patateve dhe skuqni të gjitha këto qofte në të gjitha anët ashtu që të theken. Vendosni në një peshqir tharës për heqjen e yndyrës së tepërt. Shërbeni këto qofte me mish pule, mish viçi, ose mish peshku dhe anash sallatë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-