Radoniqi: Qasja jonë në veri është e limituar, në këto kushte s’mund të fillojmë sipas planit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se duke e parë situatën që ndodhi në veri sot, nuk është e mundur të fillohet sipas planit me organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai ka thënë se është e padrejtë t’u rrezikohet jeta zyrtarëve të KQZ-së dhe se është parë që qasja në veri është e limituar.

“Qysh po e shoh unë, në këto kushte nuk mundemi me fillu, sipas planit tonë siç e kishim paraparë. Është e padrejtë me i dërgu zyrtarët tanë në një vend ku ka pasiguri. Në anën tjetër, nuk pajtohem se Policia nuk ka reaguar. Gjitha veprimet kanë qenë të bashkërenduara me Policinë. Është evidente në raport dhe media, është problematike qasja në zyrat tona. Janë të rëndësishme ato, depot, vendvotimet e ne nuk kemi qasje. Me dashur me shku, qysh tha z. Kurteshi me tërë aparatin policor të armatosur deri në dhëmbë, atëherë çfarë zgjedhje po duam të përgatisim e organizojmë”, tha Radoniqi.

Ai ka thënë se po pret një raport të sigurisë nga Policia e Kosovës dhe atëherë do të kontaktohet presidentja e vendit Vjosa Osmani.

“Nuk mund të rrezikoj askënd. Çfarëdo lloj dëmtimi me marrë është përgjegjësi e jona. Mbetet në ditët në vijim me komuniku me Polici, ta kemi raportin, e më pas e dërgojmë te presidentja. Për punën tonë jemi të gatshëm me i përfundu detyrat nëse e kemi këtë mundësi. Nesër është tërheqja e shortit, pastaj printimi i fletëvotimeve, sa mund të arrijmë aty se di nuk mund të them asgjë. Atë që kemi parë sot, është e qartë se qasja e jonë në veri është e limituar”, tha Radoniqi.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-