Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar gjithsej 17 aksidente me të lënduar dhe 34 të tjera që kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Në kuadër të zbatimit të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2185 gjoba trafiku për shkelësit.
Po ashtu, gjatë ditës së fundit janë arrestuar 31 persona, prej të cilëve 26 janë dërguar në mbajtje, ndërsa pjesa tjetër po hetohet sipas procedurave ligjore.
Policia e Kosovës apelon që qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe ligjin në përgjithësi, në mënyrë që të kontribuohet në sigurinë publike dhe uljen e rasteve të rënda në vend.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.