Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Fushë Kosovë, Dragash, Istog, Pejë dhe Gjakovë.
Në Fushë Kosovë raportohet se më 17.08.2025 është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Dragash më 17.08.2025 rreth orës 13:15, Policia e Kosovës thekson se është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua.
“Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Edhe në Istog Policia e Kosovës ka deklaruar se është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 17.08.2025 rreth orës 02:30.Policia njofton se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
PK-ja njofton se edhe në Pejë, më 17.08.2025, është shoqëruar në stacionin policor një grua, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktima.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raport.
Kurse në Gjakovë raportohet për arrestimin e një të dyshuare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, me veturë e ka goditur veturën e një burri.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 17.08.2025.
“Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt” – sqaron Policia.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.