Reagon edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arijeta Qafleshi Skeraj

Senat Trupaj Senat Trupaj Opoja

Pas zhvillimeve të fundit në Komunën e Dragashit, ka reaguar edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Arijeta Qafleshi Skeraj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar dallimin mes punës dhe zhurmës, duke nënvizuar se historia mban mend vetëm veprat dhe jo zërat e përkohshëm të kritikës.

“Në kohë kur dikush zgjedh të punojë, dikush tjetër zgjedh të bëjë zhurmë. Por historia nuk e mban mend zhurmën, mban mend veprat. Frika, paniku dhe kritika janë të përkohshme – ndërsa përgjegjësia mbetet. Sepse udhëheqja nuk matet me fjalë, por me kurajo në kohë sfide,” ka shkruar Qafleshi-Skeraj, duke cituar kryetarin Bexhet Xheladini.

Bexhet Xheladini 🥇

Ky reagim vjen në një kohë me tensione politike dhe debate të shumta në opinionin publik të Dragashit.

 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-