Rihapet tregu i veturave

Opoja.net Opoja.net Kosova

Tregu i automjeteve dhe gjësendeve tjera në Fushë Kosovë rifilloi punën këtë të diel.

Përveç shitësve të veturave, ata të  kafshëve e gjërave ushqimore zunë tezgat e tyre, pas një vendimi të marrë nga Ministria e Shëndetësisë këtë fundjavë në mesin e masave tjera lehtësuese kundër COVID-19.

Pazaret do të mund të punojnë vetëm me 40 përqind të kapaciteteve, por kjo po u mjafton shitësve, të cilët i gëzoi ky vendim.

Të përmalluar për të blerë në vende të tilla janë edhe qytetarët të cilët thanë se një lehtësim i masave është dashur të bëhet shumë më herët.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-