Opoja.net

Rollatë me xhem dhe shllag

Përbërësit:

  • 75g miell
  • 2 lugë të mëdha miell misri
  • 4 vezë të mëdha
  • 1/2 e lugës së vogël ekstrakt vanille
  • 150g sheqer
  • 20ml ujë i vluar
  • 2 lugë të vogla gjalpë i shkrirë
  • 1 1/2 sheqer ekstra
  • 150g xhem dredhëze (ose tjetër)
  • 300ml shllag i trashë

 

Përgatitja:

  1. Kjo ëmbëlsirë ju merr rreth 30 minuta për tu përgatitur.
  2. Paraprakisht ngrohni furrën në 200 grade celsius.
  3. Merrni një enë të thellë me mikser përzieni vezët me sheqer dhe ekstrakt vanille për rreth 8 minuta.
  4. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe ujin e vluar.
  5. Shtoni miellin e misrit dhe miellin. Tundeni masën mirë e mirë me një lugë.
  6. Merrni një tepsi katrore dhe mbulojeni me një letër për pjekje. Derdhni masën në të dhe futeni të pjeket për rreth 10-12 minuta.
  7. Nxjerreni petën nga furra dhe kthejeni mbrapsht mbi një peshkir. Mbulojeni me një peshkir tjetër mbi dhe lejoni të pushojë 5 minuta.
  8. Largoni letrën për pjekje dhe lyjeni mbi me xhem. Shtoni shllagun dhe palosni rollatën. Lejoni të ftohet para se ta prisni!

Bukë me gjalpë: E butë dhe shumë e shijshme – qëndron e freskët për tri ditë

Merlinda Guraj

Makarona me proshutë dhe ajkë kosi të mbushur me salcë kërpudhash

Merlinda Guraj

Ëmbëlsirë me tre veprime: Çokollatë e cila nuk mund të refuzohet!

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net