Një nënë e ka sulmuar një motër medicionale në qendrën spitalore të Prizrenit.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Infermierja po kujdesej për fëmijën dy vjeçar të gruas, në momentin kur është sulmuar, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas Policisë, motra medicionale, pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nëna është larguar në drejtim të panjohur.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.