Rrëfimi i tmerrshëm i infermieres britanike: Mu desh t’i largoja 40 trupa të vdekur përnjëherë

Opoja.net Opoja.net Uncategorized

Sally Goodright tha se stafi në Spitalin Universitar West Middlesex në Londrën Perëndimore është aq i mbingarkuar me trupa të vdekur, sa që nuk po arrijnë të pranojnë të vdekur të tjerë, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ajo iu bashkua pesë punonjësve të tjerë shëndetësor për lëvizur kufomat nga spitali. Në mesin e pacientëve, siç tregon infermierja, ishin edhe emrat e atyre që vinin të kontrolloheshin rregullisht tek ajo.

Infermierja Goodright iu bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndalojnë grumbullimet e vizitat tek të afërmit.

“Kështu, bashkë me dy kirurgë podiatik, një profesor podiatri, dy audiologë transportuam 40 trupa nga morgu tek frigoriferi”, rrëfeu tutje punonjësja shëndetësore.

Ajo tutje shtoi se të gjithë të vdekurit ishin akoma infektivë, kështu që ata kishin nevojë për të veshur pajisje të plota mbrojtëse personale (PPE) për orë të tëra. /Lajmi.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-