Rreth ndershmërisë më së tepërmi flasin ata që nuk janë të tillë

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Historia shënon rastin e një fshatari i cili e furnizonte një bukëpjekës me gjalpë.

Një ditë prej ditëve, bukëpjekësi dyshoi në sinqeritetin e fshatarit nëse gjalpa kishte peshën një kilogramëshe të cilën e blinte nga ai.

Dhe ashtu siç dyshoi, gjalpa nuk peshonte një kilogram, ashtu që ky shumë u zemërua dhe e paditi fshatarin.

Gjykatësi e pyeti fshatarin çfarë përdorte gjatë peshimit të gjalpës. Fshatari iu përgjigj:

“Gjykatës i nderuar, unë jam njeri i thjeshtë dhe nuk përdor këto peshoret moderne, por e kam një të thjeshtë.”

Gjykatësi mandej kërkoi t’ia shpegojë se si e matë gjalpën. Ndërsa ky iu përgjigj:

“Gjykatës i nderuar, shumë kohë para se ky bukëpjekës të filloi të blenë gjalpën nga unë, unë për çdo ditë bleja bukë tek ai. Dhe për çdo ditë bukën e tij e vendosi në njërën anë të peshores ashtu që t’ia peshoj aq sa duhet gjalpën. Ndaj nëse dikush është fajtor, atëherë është pikërisht bukëpjekësi që nuk e shet bukën një kilogramshe.”

Morali: Në jetë gjithmonë na kthehet me të njëjtën masë. Disa njerëzve pandershmëria u është bërë zakon, kështu që ata nuk e dinë se çka është e vërteta. Por kend mashtrojnë ata, pos veten?!

Burimi: mislipozitivno
Përshtati: Lutfi Muaremi
[Breziiri]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-