Rreziku nga përmbytjet në Kosovë nuk ka kaluar

Opoja.net Opoja.net Kosova

Instituti Hidrometeorologjik parashikon që me t’u shkrirë bora mund të rritet prapë niveli i lumenjve.

Sipas drejtoreshës Letafete Latifi, rreziku nga përmbytjet nuk ka kaluar.

“Niveli i ujit në disa lumenj ka filluar të ketë rënie me përjashtim të pikës mbledhëse, ose lumit Drini që është niveli ende në pikën kritike ndërsa në lumenjt më lartë, në pjesën e Gjakovës ka një rënie të lehtë të nivelit të ujërave”, tha Latifi për RTV21.

‘Me shkrirjen e borës dhe me reshjet që pritet të ndodhin nesër, nëse shkon gjithçka sipas parashikimeve mund të ngritën përsëri këto nivele”, tha Latifi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-