Rreziku nga shtylla elektrike në fshatin Brrut të Dragashit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Një shtyllë elektrike në fshatit Brrut të Komunës së Dragashit është thyerë dhe është në gjëndje jo stabile, shkruan Opoja.net.

Banorët e fshatit Brrut të Opojës kërkojnë ndërhyrjen e KEDS për zëvendësimin e shtyllave elektrike për shkak të dëmtimeve të tyre, e që paraqesin rrezik të vazhdueshëm për të gjithë banorët, në veçanti për fëmijët dhe  nxënësit e fshatit.

“Shtylla elektrike në fshatin Brrut të Dragashit që në qdo moment paraqet rrezik, është thyer edhe konzolla e varuar në tela shiq shihet në fotogarfi, duhet urgjentishtë të intervenohet” tha Behar Beshiri i cili ka dërguar fotografinë në Portalin “Opoja.net”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-